Volejboll femra/ Dy “ustallarë” në pankinë, zbulohen ndryshimet te Tirana dhe Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2024 | 12:36

Volejboll femra/ Dy “ustallarë” në pankinë, zbulohen ndryshimet te Tirana dhe Partizani

Vetëm pak javë më parë volejbolli i femrave uli sirapin e sezonit 2023-2024, me Skënderbeun që dominoi parketin, duke i fituar të gjithë trofetë.volejTashmë ekipet kanë nisur formatimin për edicionin e ardhshëm, ndërsa ndryshime të mëdha vijnë nga klubet e kryeqytetit. Pasi ia besoi për pjesën e fundit të sezonit pankinën turkut Bulent Karslioglu, Tirana tashmë do të drejtohet nga trajneri Adrian Gorenxa.

WhatsApp Image 2024-06-05 at 12.37.21

“Panorama Sport” mëson se trajneri veteran i vajzave bardheblu, i cili e ka drejtuar Tiranën deri para 4 sezonesh, do të ulet përsëri në pankinën e 20-herë kampioneve të Shqipërisë.

Ndërkohë, ndryshim në drejtim do të ketë edhe në “spondën” tjetër të kryeqytetit, te Partizani. Trajneri i ri i të kuqeve do të jetë një tjetër emër i rëndësishëm i sportit të rrjetës në Shqipëri, Hasan Gurabardhi.

hasan

Pasi e mbylli para kohe bashkëpunimin me Tiranën gjatë sezonit të kaluar, Gurabardhi është kontaktuar nga Partizani dhe ka pranuar që të marrë drejtimin e skuadrës, duke pasuar kështu në stol Amarilda Prengën. Lëvizje të rëndësishme këto në pankina, të cilat pritet të sjellin edhe ndryshime fanellash në radhët e lojtareve

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"