Vora bën goditjen e madhe në merkato, vjen firma me ish-futbollistin e Partizanit dhe Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2024 | 22:22

Vora bën goditjen e madhe në merkato, vjen firma me ish-futbollistin e Partizanit dhe Skënderbeut

Skuadra e Vorës ka nisur shumë shpejt ndërtimin e ekipit për sezonin e ri, duke menduar të krijojë një ekip i cili të jetë përsëri protagonisti në luftën për ngjitjen në elitë. Dhe një nga lëvizjet e para është një emër i njohur në elitën e futbollit shqiptar.

LIKA SKENDERBEU

Vora ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se ka nënshkruar me Gresild Likën, një mesfushor i cili ka luajtur në nivelet më të larta të futbollit shqiptar në vitet e fundit. Ai ka veshur fanellën e skuadrave si Luftëtari, Bylis, Partizani e së fundmi Skënderbeu, duke qenë pjesë e rrugëtimit të suksesshëm të korçarëve në edicionet e fundit.

Me sa duket lojtari nuk ka vazhduar bashkëpunimin me klubin korçar dhe do të kthehet në Kategorinë e Parë, për të ndihmuar Vorën të tentojë ngjitjen në elitë në sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"