Vora kërkon ngjitjen në elitën e futbollit, por largon 38 golat e sezonit të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2024 | 16:44

Vora kërkon ngjitjen në elitën e futbollit, por largon 38 golat e sezonit të fundit

Vora e ka nisur prag-sezonin e ri me ndryshime rrënjësore, ku gjithçka nisi me emërimin e stafit të ri me në krye trajnerit Arian Bellai.

vora

Por ajo që ka rënë më shumë nëse ka të bëjë me faktin se vorakët kanë lënë të lirë sulmuesit kryesor të ekipit, të cilët me golat e tyre vënë që Vora të “flirtonte” me Superioren. Vorakët synojnë ngjitjen në elitë, por ata kanë humbur 38 nga 61 golat që shënoi ekipi në kampionatin e fundit.

Fatmir Pregaj, i cili u largua dje për te Tirana, shënoi 13 gola vjet, ku golashënuesi më i mirë ishte Jasmin Raboshta, të cilit i është dhënë “dora” para disa ditësh. I larguar konsiderohet edhe Eridon Qardaku, me 9 gola, i cili pret të gjejë ekip të ri në Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"