Vora zbret në fushë dhe nis punën për sezonin e ri, vjen edhe mesfushori nigerian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 14:56

Vora zbret në fushë dhe nis punën për sezonin e ri, vjen edhe mesfushori nigerian

Blutë e Vorës do të sfidojnë edhe temperaturat e larta, ku sot do të dalin në fushë me seancën e parë stërvitore për sezonin e ri. Seanca e parë do të nisë në orën 19:00 në stadiumin “Vora”. Futbollistët do të provojnë gjatë kësaj jave njohjen me grupin.

aneni vora ne prezantim

Kjo javë e parë do të nisë nis me ngarkesë fizike në terren e palestër, pasi përgatitja tekniko-taktike do të marrë më shumë vëmendje gjatë fazës intensive. Në ditën e parë lojtarët dhe stafi do të njihen me objektivat e klubit, ku ngjitja në elitë mbetet synim kryesor. Pritet që 25 futbollistë të jenë të pranishëm në seancën e sotme, ku pritet të prezantohet edhe sulmuesi nga Lituania, Manfredas Ruzgis. Me ekipin do të njihet sot edhe mesfushori nigerian Evans Aneni, i cili është prezantuar dje në ambientet e klubi nga stafi drejtues i Vorës.

Evans Aneni në sezonin e fundit luajti në futbollin maltez me skuadrën e FC Mosta, ku pati paraqitje të shkëlqyeshme që bindën drejtuesit e Vorës për ta afruar në ekip. Vora do të nis fazën përgatitore në kuadër të përgatitjeve të sezonit të ri duke e ndarë atë në tri minifaza. Seancat e para do të shërbejnë për njohjen e lojtarëve dhe grupin, përgatitjen fizike dhe atletike, pa lënë mënjanë edhe provat e roleve të lojtarëve. Nga 20 korriku deri më 5 gusht vorakët do të grumbullohen në Korçë për fazën intensive, ku kanë planifikuar edhe 4 ndeshje miqësore. Më pas përgatitjet do të jenë në funksion të startit të kampionatit.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"