Vulosen emrat e 4 skuadrave në kupat e Europës; ja në cilat vazo renditen ekipet e Superiores dhe cilët janë kundërshtarët e mundshëm
Mbyllja e edicionit të Kategorisë Superiore ka vulosur sot edhe emrat e 4 skuadrave të cilat do të luajnë në verë në aktivitetet ndërkombëtare.
Partizani i cili fitoi titullin, do të luajë në Ligën e Kampioneve, ndërsa Tirana, Vllaznia dhe Egnatia do të luajnë në Ligën e Konferencës. Të gjithë ekipet, sipas situatës aktuale në renditjen e UEFA-s, do të marrin pjesë në turin e parë.
Për më tepër, koeficientet e skuadrave shqiptare janë të tilla që lënë pak mundësi për të pasur një short shumë të favorshëm, pasi të gjitha ekipet do të jenë në vazon e skuadrave të dobëta.
Partizani gjendet në vazon e të dobëtave në Ligën e Kampioneve me skuadra kundërshtare si Karabak, Ferencvarosh, Slovan Bratislava apo Sherif Tiraspol mes atyre me të cilët mund të përballet në short.
Ndërkohë, edhe tre skuadrat që shkojnë në Ligën e Konferencës, janë gjithashtu përballë skuadrave jo edhe aq të lehta, ndërsa mund ët ketë përplasje me ekipet e tjera shqiptare si Drita e Kosovës, apo Shkëndija e Shkupi nga Maqedonia e Veriut që gjenden në vazon e ekipeve të forta.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"