Xhani De Biazi publikon listën, risitë: Hyka, Manaj dhe Strakosha
Jahmir Hyka, Rei Manaj, Thoma Strakosha janë risitë e Xhani De Biazit në listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoren ndaj Marokut dhe takimin e vlefshëm të eliminatoreve të Botërorit 2018 ndaj Maqedonisë.
Mesfushori shtatshkurtër ka shkëlqyer me fanellën e Luzernës në kampionatin zviceran në sezonin aktual duke rifituar një vend në përfaqësuese pas më shumë se dy vitesh mungesë.
Ndërkaq, Manaj tashmë është “graduar” në radhët e Kombëtares A dhe do të jetë pjesë e saj edhe në vazhdim, ndonëse ka moshën për të dhënë kontributin e tij në radhët e përfaqësueses Shpresa edhe në edicionin e ardhshëm.
Portieri 21-vjeçar, Thoma Strakosha, është grumbulluar nga trajneri Redi Jupi për ndeshjen e kualifikueseve të Europianit që Shqipëria U-21 do të zhvillojë në Greqi më datë 2 shtator, dhe pas zhvillimit të saj do t’i bashkohet kombëtares së parë ku do të vihet nën urdhrat e De Biazit.
Ashtu siç pritej, në këtë listë mungon Arlind Ajeti, i cili ka pësuar dy dëmtime të njëpasnjëshme te Torino dhe nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullim të parë për edicionin e eliminatoreve të Botërorit 2018.
LISTA E PLOTË
Portierë
Etrit Berisha, Orges Shehi, Alban Hoxha, Thoma Strakosha
Mbrojtës
Mërgim Mavraj, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ansi Agolli, Frederik Veseli, Naser Aliji
Mesfushorë
Amir Abrashi, Burim Kukeli, Migjen Basha, Ledian Memushaj, Taulant Xhaka, Odise Roshi, Ergys Kaçe, Ermir Lenjani, Andi Lila, Jahmir Hyka
Sulmues
Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Shkwlzen Gashi, Rei Manaj
Xhanluka Stesina, mjeku i ri i kombëtares
Kombëtarja do të ketë një mjek të ri pas largimit të Arben Çelikut. De Biazi e falënderoi Çelikun për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve dhe prezantoi zëvendësuesin e tij. Ai do të jetë italiani Xhanluka Stesina, i cili ka punuar si mjek sportiv për 7 vjet te Torino dhe ka qënë pjesë e stafit të Juventusit për 4 vjet. Aktualisht ai është drejtor sanitar i J. Madical, pjesë e një strukture mjekësore sportive, më e rëndësishmja në Itali për rehabilitimin e lojtarëve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"