Xherdan Shaqiri: Anglia tregoi nerv më të mirë dhe fitoi! Jam krenar për Europianin e Zvicrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2024 | 15:30

Xherdan Shaqiri: Anglia tregoi nerv më të mirë dhe fitoi! Jam krenar për Europianin e Zvicrës

Mesfushori Xherdan Shaqiri foli për mediat pas eliminimit nga Anglia në Europian. Ai u shpreh se shumë krenar për rrugëtimin e ekipit helvet.shaqiri“Mendoj se zhvilluam një turne shumë të mirë. Jam shumë krenar për ekipin dhe mënyrën se si luajtëm. Shpresoj se herën tjetër mund të bëjmë më mirë, por jam shumë krenar. Ishte një ndeshje e shkëlqyer nga të dyja palët. Ne kaluam në epërsi, por Anglia luajti më mirë se ndeshjet e mëparshme. Në fund rezultati ishte 1-1 dhe ndeshja shkoi deri te penalltitë, të cilat janë gjithmonë 50-50. Anglia tregoi nerv më të mirë dhe fitoi”, përfundoi Shaqiri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"