Xhevahir Kapllani: Ndikon ngjeshja e ndeshjeve, presim janarin për përforcime
Zv. trajneri i Teutës, Xhevahir Kapllani, në deklaratën e tij pas ndeshjes për “Supersport”, u shpreh se ekipi dëshironte të merrte 3 pikët sot, por nuk ia arriti të shfrytëzonte rastet. Sipas tij, ngarkesa e ndeshjeve gjatë javës së fundit ka ndikuar te të gjithë skuadrat.
Për ndeshjen
“Duke pare mungesën e pikëve, ekipi ishte përqëndruar maksimalisht për të marrë tre pikët. Skuadra u mundua të reagonte, por jo 100% dhe ato raste që kishim nuk i shfrytëzuam maksimalisht.”
Për merkaton
“Të kalojmë dhe ndeshjen me Laçin dhe me ndërhyrjen e presidentit do kemi ndryshime në skuadër, do kemi përforcime në të gjitha repartet.”
Për ngarkesën fizike
“Përpos gjendjes psikologjike, edhe ngarkesa e tre ndeshjeve në javë po ndjehet te të gjthë sepse skuadrat nuk janë të freskta fizikisht.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"