Xhokoviç tërhiqet nga Roland Garros për dëmtim, i dhuron kreun e renditjes botërore italianit Siner
Novak Xhokoviç, fituesi në fuqi i Roland Garros dhe mbajtësi për momentin i numrit 1 në renditjen botërore, është tërhequr nga turneu në Francë pas shkak të dëmtimit që pësoi të hënë në ndeshjen e fituar në 5 sete kundër argjentinasit Francisko Çerundolo.
Organizatorët e turneut konfirmuan vendimin e Xhokoviç, i cili ka këputur meniskun në gjurin e djathtë dhe nuk mund të garojë kundër Kasper Rud në çerekfinale këtë të mërkurë, duke i hapur rrugën rivalit të tij të shkojë i qetë dhe i relaksuar në katërshe.
Pas ndeshjes, Xhokoviç kishte akuzuar organizatorët se cilësia e fushës nuk kishte qenë e mirë. “Të gjithë rrëshqasin, por unë rrëshqita më shumë se zakonisht. Dëmtimi që mora ishte për shkak të kësaj situate”, ishte ankesa e tenistit serb dje pas fitores.
Sot erdhi vendimi i tërheqjes që paralelisht me pamundësinë e tij për të mbrojtur titullin, bën që sido të shkojnë gjërat më tej në këtë turne, do të jetë italiani Janik SIner ai i cili do të marrë kryesimin e renditjes botërore pas përfundimit të Roland Garros. Siner bëhet italiani parë në histori që arrin në majën e klasifkimit botëror dhe nga të gjithë tani shihet si një kandidat potencial për të qenë një nga dominuesit e këtij sporti në vitet në vijim.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"