Ylli i ri i Napolit i jep lamtumirën “axurrëve”, gjigandi i Premier Ligës i paguan klauzolën
Nga kontaktet e para te një operacion që tani është duke u mbyllur. Aventura e Kim Min-jae te Napoli tashmë duket e mbyllur. Dhe mbrojtësi koreano-jugor është një hap larg transferimit te Mançester Junajtidit.
“Djajtë” janë në kërkim të një qendërmbrojtësi të fortë dhe prej kohësh i kanë sytë nga ish-talenti i Fenerbahçes, i shpallur kampion me Napolin, i cili vjen pas trofeut të mbrojtësit më të mirë të Serisë A.
Por sipas gazetës “Il Mattino” ai është përshëndetur me shokët, madje lamtumirën e konfirmoi edhe menaxheri i tij.
Junajtidi do të paguajë klauzolën 60 milionë euro, ndërsa Kim do t’i drejtohet vendlindjes për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak përpara se të fluturojë drejt Anglisë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"