Zakanji heroi i Italisë, “axurrët” do të ishin eliminuar nga Europiani pa golin e minutës së 98-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 12:40

Zakanji heroi i Italisë, “axurrët” do të ishin eliminuar nga Europiani pa golin e minutës së 98-të

Matia Zakanji do të mbahet mend gjatë nga tifozët italinë për golin e shënuar në minutën e 98-të kundër Kroacisë. Ai u aktivizua në minutën e 81-të të sfidës dhe rezultoi të ishte heroi për “axurrët”.

zakanji

Por çfarë do të kishte ndodhur me Italinë nëse sulmuesi nuk do ta kishte shënuar atë gol?

Kombëtarja e drejtuar nga Luçiano Spaleti do të renditej në vendin e tretë në grupin B me 3 pikë dhe do të ishte eliminuar nga Europiani.

Kjo për shkak se 3 skuadrat më të mira të kualifikuara ishin Holanda, Gjeorgjia dhe Sllovakia me 4 pikë. Ndërsa Sllovenia ishte e fundit për shkak se kishte pësuar aq gola që edhe kishte shënuar. Ndërkohë Italia ishte -1 gol atë që shkaktoi Kalafiori kundër Spanjës.

Pra falë Zakanjit, Italia është në fazën e 1/8-ave dhe do të përballet të shtunën me Zvicrën në orën 18:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"