Zbardhet boshti i Kukësit të ri, ja 13 lojtarët që kanë kontratë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2024 | 17:00

Zbardhet boshti i Kukësit të ri, ja 13 lojtarët që kanë kontratë

Largimet nga Kukësi kanë qenë më masë, pasi një pjesë e mirë e lojtarëve të edicionit të kaluar kanë shpallur “divorcin” me skuadrën duke mos rinovuar për në Kategorinë e Parë.

Kukesi

Mirëpo, shpresat e klubit për rindërtimin e skuadrës janë të lidhura me kontigjentin që do të arrijnë të mbajnë, kryesisht ata që janë ende nën kontratë. Siç është theksuar edhe më herët, drejtuesit i kanë bërë “bllokadë” atyre që janë nën kontratë, pasi i sheh pjesë të projektit të ri dhe jo më kot kishin kontrata afatgjata. Përjashtim mund të bëjë ndonjë lojtar që do të shitet dhe sjellë përfitim financiar në skuadër.

LISTA – Gazeta është munduar që të përpilojë një listë të atyre që mund të qëndrojnë në Kukës, ku një pjesë mirë siç dihet janë nën kontratë dhe nuk mund të largohen pa një marrëveshje me klubin. Pak a shumë bëhet fjalë për rreth 13 lojtarë, ku disa kanë pasur rol të rëndësishëm sezonin që lamë pas në Superiore. Disa kanë luajtur më pak, por që mendohet se e kanë marrë eksperiencën e duhur për të qenë konkurrues në të Parën. Ndër emrat më të rëndësishëm shihen ato të Gbolahan Salamit, Françesko Hasajt apo Atdhe Rashitit. Pa harruar as rikthimin e Sebastian la Torres pas huazimit nga Flamurtari apo të Redon Dragoshit, Nikolin Dukës dhe Endri Reçit në sektorin e mbrojtjes, si edhe Plarent Fejzajt në mesin e fushës. Shpresohet edhe te rikthimi i Abdou Mbarak pas një dëmtimi të gjatë dhe e Daniel Momoh. Ndërsa në këtë listë janë edhe më të rinjtë si Geri Selita dhe Endri Murati. Megjithatë, kuptohet se me hapjen e merkatos ndoshta jo të gjithë këta mund të qëndrojnë, sepse ndonjë mund të dalë jashtë planeve dhe ndonjë tjetër mund të kërkojë largimin.

MERKATO – Me një bazë nga viti i kaluar, ku nuk mungojnë emra potentë, rreth këtij grupi që do të mbajë do të ndërtohet edhe merkato e këtij sezoni. Bie në sy mungesa e një portieri, për të cilin mësohet se klubi është vënë në kërkim dhe emri i parë që do të afrohet do të jetë pikërisht ai i një gardiani. Më pas do të shihet për të tjerët dhe burimet pohojnë se puna ka nisur në piketimin e lojtarëve, por është ende shumë herët të flitet për zyrtarizime. Objektivi i Kukësit këtë edicion do të jetë ngjitja e menjëhershme në Superiore, aty ku u rrëzua këtë sezon pas 12 vitesh në elitë.GHFJVLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"