Zbardhet formacioni, ja si do të luajë Luftëtari
Luftëtari, nën drejtimin e stafit teknik me në krye trajnerin Bledar Devolli, është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për sfidën hapëse, atë me Dinamon. Seanca e pasdites së djeshme, që nisi në orën 16:30, ka startuar me ushtrime të karakterit aerobik, për të vijuar me testin e kontrollit brenda grupit. Devolli, pas përzgjedhjes së 11-shes, pjesë e së cilës do të jenë Birja në portë, Frashëri, Çunaj, Rexha dhe Mersini në mbrojtje, Shenaj, Lluka, Qejavani dhe Çaço në mesfushë e Aliaj bashkë me Nelaj në sulm. Trajneri do të përdorë skemën taktike 4-4-2. Pas pjesës së parë, të mbyllur me rezultatin 2-0 për titullarët, Devolli i rreshtoi të besuarit e formacionit anti-Dinamo me modulin taktik 3-5-2. Pas zëvendësimeve mes grupit, tekniku gjirokastrit Devolli hera herës ka ndalur lojën, teksa u ka kërkuar të tijve përqendrim në zbatimin e detyrave të dhëna. Ndërkaq, testin e djeshëm brenda grupit bluzi e kanë ndjekur dy drejtuesit memaljotë, drejtori teknik Arben Shehu dhe trajneri Altin Zhupa. Mësohet se dy drejtuesit memaljotë kanë pasur si qëllim në vete huazimit e dy-tre lojtarëve nga radhët e Luftëtarit. Megjithatë, mbetet për t’u parë se cilët do të jenë emrat e lojtarëve gjirokastritë që synohen nga ekipi i Memaliajt.
Tomor Shehu