Zbardhet lista fillestare e Skënderbeut, largohet sulmuesi 22-vjeçar. Korçarët nisin sot stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 9:41

Zbardhet lista fillestare e Skënderbeut, largohet sulmuesi 22-vjeçar. Korçarët nisin sot stërvitjen

Skënderbeu fillon sot fazën përgatitore me synimin për të ndërtuar një ekip të fortë dhe konkurrues për sezonin e ri. Klubi korçar ka gati listën e lojtarëve që do të jenë të pranishëm në ditën e parë të përgatitjeve në stadiumin “Skënderbeu”.skenderbeuDuket se ka qenë një kërkesë e vetë klubit që pjesa më e madhe e lojtarëve të bashkohen me skuadrën më 1 korrik. Mund të ketë edhe ndonjë vonesë disaditore për lojtarët që janë nga Afrika, për shkak të mënyrës së udhëtimit të tyre drejt Shqipërisë, me linjat transit. Në kushte të tilla, grupi pritet të jetë i plotë për trajnerin Ivan Gvozdenoviç, ndoshta ditën e enjte. Burime pranë klubit korçar bëjnë me dije se fillimisht do të ketë një grup të zgjeruar lojtarësh, rreth 30, por më pas do të bëhen seleksionimet përkatëse.

Pjesë e listës së lojtarëve që do të nisin përgatitjet sot janë 15 të konfirmuarit zyrtarisht si pjesë e Skënderbeut, të tjerë nga akademia, si dhe 4 futbollistët e rinj që do të bashkohen me korçarët si përforcime për sezonin e ardhshëm. Gjatë kësaj periudhe në provë pritet të mbërrijnë edhe shumë futbollistë të tjerë, të cilët do të mundohen të tregojnë aftësitë e tyre për të bindur trajnerin Gvozdenoviç.

LARGOHET MUHAREM – Disa orë para nisjes së përgatitjeve vjen një tjetër largim nga radhët e Skënderbeut. Bëhet fjalë për sulmuesin 22-vjeçar nga Shkupi, Suhejl Muharem, i cili ka mbyllur bashkëpunimin me klubin korçar në konsensus. Lajmi i largimit është bërë me dije nga vetë lojtari, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ai ka falënderuar korçarët për kohën që ka kaluar te Skënderbeu. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Muharem ka konfirmuar gjithçka, duke u shprehur: “Po, kemi mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin dhe jam i lirë nga Skënderbeu. Kam biseduar me presidentin Ardjan Takaj dhe kemi arritur akordin për prishjen e kontratës. U jam shumë mirënjohës dhe u them faleminderit të gjithëve. Tashmë më duhet të shikoj një tjetër skuadër. Shpresoj të bëj zgjedhjen e duhur”. Gjatë sezonit të fundit Muharem luajti vetëm 82 minuta me Skënderbeun dhe kuptohet që hapësirat e pakta bënë që sulmuesi të largohet.hLLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"