Zbehen shanset për largim, Uzuni merr numrin 10 te Granada

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2024 | 20:32

Zbehen shanset për largim, Uzuni merr numrin 10 te Granada

Myrto Uzuni ka nisur përgatitjet me Granadën prej ditësh dhe në miqësoren e fundit ndaj Almerias, sulmuesi u shfaq me numrin 10 në fanellë. Pas largimit të Puertas drejt Eibarit, beratasi do të mbajë këtë numër dhe pritet të jetë ai që do të udhëheqë Granadën sezonin e ri për rikthimin në La Liga.

uzuni

Me klauzolën e cila është 12 milionë euro dhe me një shqetësim në tendinë nga i cili Uzuni është rikuperuar, nuk është aq e lehtë që një klub të japë këtë shumë, përveç disa klubeve nga Arabia. Po ashtu edhe Panathinaikos doli në skenë, por bisedimet kanë ngecur sepse oferta e grekëve nuk ishte ajo që Granada priste.

Megjithatë, shanset për një lëvizje të sulmuesit në një ekip tjetër në Spanjë apo në një kampionat tjetër, janë duke u zbehur. Kështu duket se e ardhmja e Myrto Uzunit do të jetë sërish në Granada, me të cilët e mban lidhur një kontratë edhe për dy vite dhe me ekipin që sapo u rrëzua nga kategoria dhe që kërkon të rikthehet mes më të mirave. Myrto nuk u grumbullua nga Silvinjo për Kampionatin Europian në Gjermani dhe nuk dha asnjë arsye pse ai u la jashtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"