Zbërthehen skuadrat, ja si priten të rreshtohen në sfidën Francë-Belgjikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 10:10

Zbërthehen skuadrat, ja si priten të rreshtohen në sfidën Francë-Belgjikë

Franca po e pret me padurim përballjen me Belgjikën, ndërkohë që “L’Equipe” tashmë i ka hedhur një sy panoramës taktike.

ssg

Sipas gazetës franceze Deshamp do të dërgojë trupat e tij në fushë me një rezultat 4-4-2. Pika më e fortë e francezëve deri më tani ka qenë pa dyshim prapavija. Menja mezi lejoi një gol, por edhe Kastels te belgët po bën të njëjtën gjë. E ndërkohë që “Gjelat” do të mbrohen si zakonisht me Kunde, Upamekano, Saliba dhe Hernandez të formojnë linjën e fundit, një Kante të rilindur përpara tyre do të bëjë filtrin. Duke parë formën e tij të mirë, mundet që si shkatërrues të luajë edhe Tçuameni, teksa Rabio do të plotësojë repartin e mesit, ku Belgjika do të “shtrojë” Tilemansin, Onanën dhe De Bryjnen. Në mesfushë, Deshamp do të zgjidhte Grizmanin si numri dhjetë, çka përfaqëson edhe risinë e rreshtimit taktit të Francës. Ai do të luajë në mbështetje të dyshes së sulmuesve Turam dhe Mbape me këtë të fundit që do të ketë liri për të lëvizur edhe në krah.

KATËR DUELE – Përveç kësaj, “L’Equipe” parashikon katër duele kyçe mes lojtarëve. Sulmi belg në veçanti duket se u bën përshtypje francezëve. Lukaku do të duhet të përballet me Salibën, ndërsa Kunde duhet të armatoset kundër veprimeve të paparashikueshme të Doku. Natyrisht, shumë vëmendje merr edhe Kevin De Bruyne me Tçuamenin që do të duhet të shqetësohet për të. A nuk kanë besim “Gjelat” në sulmin e tyre? Sigurisht po. Sfida e katërt kyçe sipas “L’Equipe” do të jetë përballja mes Mbapesë dhe Vut Faesit. Ky i fundit ka marrë shumë besim nga Domeniko Tedesko dhe po dhuron paraqitje më shumë se dinjitoze.8PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"