Zbret në fushë presidenti Hasanbelliu, prezantohet stafi i ri te skuadra e Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 17:25

Zbret në fushë presidenti Hasanbelliu, prezantohet stafi i ri te skuadra e Teutës

Teuta kthehet përsëri nën drejtimin e Renato Arapit dhe këtë herë ka qenë vetë presidenti Edmond Hasanbelliu, i cili ia ka komunikuar këtë skuadrës. Numri 1 i klubit bregdetar ka qenë sot i pranishëm në stërvitjen e skuadrës për të konfirmuar se do të ishte ish-kapiteni ai cili do të drejtonte ekipin në vijimin e edicionit.

pjimage

NJOFTIMI I TEUTËS

Skuadra e Teutës ka filluar ditën e sotme stërvitjen dhe përpara ekipit janë prezantuar nga presidenti i KF Teuta, Edmond Hasanbelli dhe shefi i klubit, Enid Furxhi, trajneri Renato Arapi dhe drejtorit teknik Sulejman Starova.

Ish kapiteni i Teutës e drejtoi skuadrën blu në 3 ndeshje pas largimit të parë të Martinit, ndërsa me rikthimin e teknikut shkodran, Arapi mori sërish rolin e tij si drejtor sportiv. Tashmë, presidenti Edmond Hasanbelli, do t’i besojë për herë të dytë Arapit që disa javë më parë në stolin e Teutës mori një fitore dhe dy barazime, ndërkohë që ndihmës të ish-kapitenit do të jenë Bledar Hodo dhe Vangjel Mile, ndërkohë që Rizvani do të jetë trajner i portierëve, duke kompletuar kështu stafin teknik të durrsakëve.

KF TEUTA me kënaqësi njofton se Sulejman Starova emërohet në pozitën e drejtorit teknik. 66-vjeçari nga Tirana nga sot ka marrë detyrën e re me Teutën dhe menjëherë pas zyrtarizimit ka filluar nga puna. Starova është një emër i njohur ne kampin blu, teksa ka qenë gjithashtu në periudha të ndryshme në drejtimin e bluve si trajner.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"