Zbulohen prapaskenat, sherr me të shara mes Al Khelaifit dhe Mbape para ndeshjes së djeshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2024 | 20:13

Zbulohen prapaskenat, sherr me të shara mes Al Khelaifit dhe Mbape para ndeshjes së djeshme

Kilian Mbape ka luajtur dje ndeshjen e fundit në Paris si futbollist i PSG-së, pasi do të largohet nga kjo skuadër në fund të sezonit. Një “sekret” që e dinin të gjithë prej muajsh dhe që ka lënë shumë të pakënaqur klubin francez, nga i cili Mbape po largohet me sherr, me kuptimin e plotë të fjalës.

al khelaifi mbape

Gazeta “Le Parisien” ka zbuluar se ndeshja e fundit e tij para tifozëve vendas, ndaj Tuluzës, është paraprirë nga një sherr publik me të shara mes presidentit Naser Al Khelaifi dhe Kilian Mbape. Para se skuadrat të hynin në fushën e lojës për nxemjes, presidenti i ishte drejtuar shumë ashpër Mbape, me thirrjet dhe ulërimat mes palëve që ishin dëgjuar në ambientet e brendshëm të stadiumit.

Arsyeja e këtij sherri ishte se presidenti ndjehej i fyer se Mbape nuk e kishte falënderuar publikisht në videon që kishte publikuar duke i treguar ndjekësve vendimin për t’u larguar nga PSG. Ky ishte një debat i ndezur para të gjithë ekipit, pasi raportohet se Mbape kishte refuzuar që të takonte në një mbledhje private Al Khelaifin.

Sherri mes tyre ishte arsyeja pse PSG doli me vonesë në nxemje para kësaj ndeshje, të cilën e mbylli me humbje 3-1 dhe ku goli i vetëm i sfidës u shënua pak minuta pas startit nga vetë Mbape.

Me urdhër të Al Khelaifit, klubi vendosi të mos i bënte asnjë ceremoni sulmuesit, edhe pse ai është golashënuesi më i mirë në historinë e parisienëve. Vetëm tifozët i bënë atij një nderim duke shpalosur një koreografi gjigante për të para duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"