Zbulohet e dashura e Lamine Jamal?/ Kush është vajza që u pa në tribunat e stadiumit në ndeshjen Francë-Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2024 | 21:18

Zbulohet e dashura e Lamine Jamal?/ Kush është vajza që u pa në tribunat e stadiumit në ndeshjen Francë-Spanjë

Lamine Jamal, djaloshi 17-vjeçar dhe lojtari më i ri që ka shënuar në historinë e Kampionatit Europian, është padyshim personazhi i momentit.Një zhvillim i ri ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe tifozëve të futbollit. Një fytyrë e re dhe misterioze u pa në tribunat e stadiumit, ndërsa Spanja përballej me Francën në Kampionatin Europian. Kjo fytyrë e re është Alex Padilla, një studente me bazë në Barcelonë.Sipas burimeve të afërta, Padilla ishte shoqëruar nga familja e Lamine Jamal gjatë ndeshjes, duke ngritur dyshime dhe spekulime për një lidhje të mundshme romantike mes tyre. Duket se Padilla nuk është një person i rastësishëm në jetën e Jamal. Ajo është një nga vetëm dy personat që Yamal ndjek në platformën TikTok, dhe gjithashtu ai e ndjek Padillan edhe në Instagram. Ky fakt ka ndezur spekulime se mes tyre mund të ketë një lidhje më të ngushtë se sa duket në pamje të parë. Pavarësisht thashethemeve dhe spekulimeve, ne mund ta vërtetojmë këtë vetëm me konfirmimin e Lamine Jamal.

a2474664-12ae-4bff-a041-b6ea9153fed6

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"