Zgjidhja për telashet e Milanit, mbrojtësi i Arsenalit pret vetëm kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 13:55

Zgjidhja për telashet e Milanit, mbrojtësi i Arsenalit pret vetëm kuqezinjtë

Risi për prapavijën e Milanit e sidomos në lidhje me emrin e Jakub Kiviorit vjen nga “The Times”, veçanërisht nga rubrika sportive.

kivior

Sipas gazetës prestigjioze, 24-vjeçari duket dëshiron vetëm Milanin në të ardhmen e tij. Në fakt, javët e fundit, Arsenali dëshironte të nënshkruante Rikardo Kalafiori duke përfshirë polakun në një shkëmbim me shtimin e një kompensimi financiar.

Ky i fundit, megjithatë, do ta kishte hedhur poshtë kategorikisht këtë hipotezë, duke u përgjigjur se po pret një propozim nga klubi kuqezi. Nuk ka siguri se kjo do të arrijë, por pa asnjë dyshim gjesti i tij është për t’u vlerësuar, sidomos nga tifozëria që këto detaje i sheh me lupë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"