Zirkze joshet nga Mançester Junajtid, Milani mendon për dyshen Lukaku-Abraham

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 21:20

Zirkze joshet nga Mançester Junajtid, Milani mendon për dyshen Lukaku-Abraham

Ndërkohë që Zirkze kalon nga një “Djall” te “Djajtë e kuq”, Milani provon që të përmirësojë repartin e sulmit me dy sulmues të vendit të gjashtë. Sepse sulmuesi holandez që kushton 40 milionë euro është i joshur nga një aventurë me fanellën e Mançester Junajtid në Angli, kuqezinjtë po punojnë për të pasur në ekipin e së ardhmes lojtarët e Romës: Romelu Lukakun dhe Tami Abrahamin.

joshua-zirkzee-bologna-fc-2022-23-1684246434-107182

Të parit i përfundon huazimi dhe Roma nuk do të futet në bisedime me Çelsin, ndërsa i dyti nuk preferohet më në ekipin verdhekuq. Roma është gati që ta largojë për një shifër më inferior sesa 20 milionë euro. Ky operacion dysh do të bënte që Milani të ishte të paktën numerikisht në vend pas largimit të Zhiru. Megjithatë, gara për të arritur te “Big Rom” nuk është aspak e lehtë, pasi Napoli dhe Konte po bëjnë gjithçka. Madje edhe rrogat që të dyja skuadrat ofrojnë për lojtarin belg janë të ndryshme.

Napoli ka gati një ofertë për 7.5 milionë euro, ndërsa kuqezinjve vetëm 5 milionë euro. Por kjo nuk është e vetmja çështje që duhet zgjidhur, pasi drejtori sportiv i Napolit është i përqendruar maksimalisht edhe në një tjetër marrëveshje, për Adrien Rabionë dhe Milani mund të përfitojë. FOFANA- Me shumë mundësi, blerja e parë e Milanit të Furlanit do të jetë Fofana. Ai ka një çmim të arsyeshëm rreth 25 milionë euro dhe tratativa me Monakon është shumë e avancuar. Të paktën në letër, gjithçka do të mbyllet shumë shpejt. Mesfushori është në krye të listës së dëshirave dhe kjo bën që përgjegjësit e merkatos të kenë një vrull për ta zyrtarizuar këtë çështje sa nuk ka ndodhur ndonjë surprizë e pakëndshme nga ekipe të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"