Zomer: Italia mbetet një ekip i madh, por kishte një Zvicër të fortë përballë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 12:15

Zomer: Italia mbetet një ekip i madh, por kishte një Zvicër të fortë përballë…

Portieri i Zvicrës dhe Interit, Jan Zomer ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka komentuar momentin që kombëtarja e tij po përjeton, nga fitorja kundër Italisë.Yann-Sommer-Switzerland-thumbs-up“E rëndësishme është të mendojmë se nuk kemi arritur maksimumin, e sigurt është se nëse luajmë kështu edhe në ndeshjen e radhës, me këtë intensitet, kemi shanse të mëdha për të fituar sërish. Italia mbetet një ekip i madh, por kishte një Zvicër të fortë përballë.

Çfarë ndryshon ky grup nga të tjerët? Ka një atmosferë të mrekullueshme, brenda grupit të punës ka një atmosferë të bukur. Jemi mirë, ndihemi mirë. Varet nga ne dhe sa kohë mund ta mbajmë këtë nivel. Jemi në formë edhe nga pikëpamja fizike. Dhe ka një lidhje të madhe me stafin dhe njerëzit që na ndjekin, ne duam të ecim përpara sa të mundemi, nuk i vendosim kufij vetes”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"