ZYRTARE/ 9 vite me Interin, futbollisti veteran i jep lamtumirën zikaltërve: Do të doja ta mbyllja këtu…
Danilo D’Ambrozio nuk do të jetë më një futbollist i Interit, me mbrojtësin italian që i ka dhënë kështu fund aventurës si zikaltër.
Lajmin e ka konfirmuar vetë 34-vjeçari, i cili me anë të një mesazhi i jep lamtumirën nënkampionëve të Europës.
“Një aventurë emocionuese për mua dhe familjen time dhe jam i sigurt se do të jetë një pjesë e jetës tonë që do ta mbajmë me vete gjithnjë në zemrat tona. Faleminderit të gjithëve atyre që më kanë mbështetur dhe më kanë vlerësuar mua, për ata që kanë ndryshuar mendim dhe ata që s’e kanë bërë… sepse të gjithë ju keni kontribuar në rritjen time profesionale dhe më keni bërë një njeri të balancuar. ‘Milano jemi vetëm ne… dhe e di që një ditë unë do të marrë djalin tim në stadium dhe do i them…’. Ju përqafoj fort, Danilo”, shkruan italiani.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"