ZYRTARE/ AF Elbasani prezanton mesfushorin që ka luajtur 15 ndeshje me kombëtaren e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 23:45

ZYRTARE/ AF Elbasani prezanton mesfushorin që ka luajtur 15 ndeshje me kombëtaren e…

Elbasani godet në merkato. Merr në skuadër futbollistin e Kombëtares së Moldavisë, Kristian Dros. 

MixCollage-02-Jul-2024-09-49-PM-5099

26- vjeçari është një mesfushor difensiv, i cili mund të luajë në rast nevoje edhe në prapavijë. Së fundmi, ai ka qenë pjesë e ekipit të Slavias në Premier Ligën e Bjellorusisë dhe shihet si një nga afrimet që mund të bëjë diferencën në kampin elbasanas. 

Dros është konfirmuar së fundmi nga klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.  


View this post on Instagram

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)

Mesfushori ka luajtur 15 takime me Kombëtaren e Moldavisë, ndërsa më herët ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave të vendit të tij. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"