ZYRTARE/ Afrimi i dytë në merkato, Teuta rikthen mbrojtësin 28-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2021 | 19:59

ZYRTARE/ Afrimi i dytë në merkato, Teuta rikthen mbrojtësin 28-vjeçar

Blerim Kotobelli është lojtari më i ri i Teutës. Ka qenë vetë klubi durrsak, që nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e majtë, me të cilin kanë firmosur për dy sezone.

206451766_10159446011279462_1030228599309373114_n

Kotobelli bëhet kështu goditja e dytë e klubit durrsak në merkaton e verës, pas sulmuesit Hristijan Dragarski. Mbrojtësi i majtë u largua nga Kukësi dhe doli si futbollist i lirë. Kotobelli është një njohje e vjetër për “djemtë e detit”, pasi ka qenë pjesë e Teutës për tri sezone radhazi, nga viti 2014 deri në 2017.

Afrimi i tij blindon krahun e majtë të mbrojtjes, ku pas largimit të Aleksandër Kuros, aktualisht te durrsakët i gatshëm është për këtë pozicion ishte vetëm braziliani Xhekson Ferreira.

Njoftimi i klubit:

Mbrojtësi Blerim Kotobelli është futbollist i ri i Teutës.
KF Teuta konfirmon akordin me mbrojtësin, Blerim Kotobelli. 28 vjeçari vjen nga ekipi i Kukësit dhe ka firmosur kontratë dy vjeçare me blutë. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Kotobelli nga sot është bashkuar me skuadrën në Ohër ku po zhvillohen përgatitjet për paraqitjen në eliminatoret e UEFA Champions League.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"