ZYRTARE/ Aventurë e re për Armend Dallkun, ish-mbrojtësi i Kombëtares merr drejtimin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2024 | 22:14

ZYRTARE/ Aventurë e re për Armend Dallkun, ish-mbrojtësi i Kombëtares merr drejtimin e…

Skuadra e famshme kosovare, FC Vushtrria ka zyrtarizuar në radhët e veta si trajner, Armend Dallkun. 

Dallku

Ish-mbrojtësi i Kombëtares, do të drejtojë Vushtrrinë në Ligë ne Parë, me objektiv rikthimin në elitën e futbollit kosovar. Kujtojmë që Dallku, sezonin e shkuar drejtoi Dukagjinin në elitën e futbollit kosovar, ku bëri mjaft mirë.  

Postimi i plotë:

“Ditë historike për klubin futbollistik FC Vushtrria, me zyrtarizimin e Armend Dallkut si trajner, së bashku me ndihmësit e tij. Gjithashtu, sponzori kryesorë Shaip Mikullovci, dhe Naser Imeri.

Kryetari i komunës Ferit Idrizi në ditët në vijim në kuvendin komunal do të zgjedhin Presidentin e klubit dhe stafin menaxhues. Këto ndryshime të rëndësishme janë zyrtarizuar së fundmi.

Klubi bardhë e kaltër ka njoftuar gjithashtu për disa transferime të reja nga jashtë vendit, me të cilat kanë arritur marrëveshje.

Mikullovci dhe Imeri ndërmarrësit e suksesshëm janë parë si shpresa e fundit për të arritur suksesin, pasi që klubi ka vite që po përballet me rezultate të dobëta dhe mungesë në elitën e futbollit kosovar.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"