ZYRTARE/ Aventurë e re për ish-mbrojtësin e Shpresave të Shqipërisë, largohet nga Palermo dhe transferohet te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2024 | 0:07

ZYRTARE/ Aventurë e re për ish-mbrojtësin e Shpresave të Shqipërisë, largohet nga Palermo dhe transferohet te skuadra e…

Ish-mbrojtësi i Kombëtares Shpresa, Masimiliano Doda, ka nisur një aventurë të re në elitën e futbollit çek duke u transferua te skuadra e Dukla Pragës.  

dodaaa

23-vjeçari ishte në pronësi të Palermos, teksa së fundmi luajti si i huazuar te skuadra e Imoleses në Serinë C. Me ekipin e parë të Palermos, shqiptari numëron 25 ndeshje në 4 sezone ku ka shënuar edhe 1 gol. 

Mbrojtësi gjithashtu ka qenë edhe pjesë e moshave të Sampdorias, ku edhe spikati. Tashmë Doda ka nisur një aventurë të re, ku kërkon më shumë minuta në dispozicion.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"