ZYRTARE/ Aventurë e re për Shqipërim Tapin, mesfushori debuton me fanellën e skuadrës së…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2024 | 23:01

ZYRTARE/ Aventurë e re për Shqipërim Tapin, mesfushori debuton me fanellën e skuadrës së…

Mesfushori Shqipërim Taipi ka nisur një aventurë të re në kampionatin kazak, teksa është transferuar te skuadra e Zhetysu Taldykorgan.  

Taipi

27-vjeçari debutoi ditën e sotme me ekipin në ri, në duelin ndaj Jelimay Semey që përfundoi në barazim 1-1. Taipi u aktivizua titullar ndërkohë që la fundin e lojës në minutën e 63-të. 

Kjo është aventura e dytë për mesfushorin shqiptar në elitën e futbollit kazak pas asaj me Kaspij Aktau në vitin 2023 ku u aktivuza 12 ndeshje dhe shënoi 2 gola.  Së fundmi Taipi ishte pjesë e Gjilanit të Kosovës, por pa mundur të lerë shumë gjurmë.  

Për sa i përket aventurës në Superiore, Shqipërimi ka veshur fanellën e Skënderbeut dhe Kukësit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"