ZYRTARE/ Ballkani bëhet i frikshëm, kampionët e Ilir Dajës prezantojnë sulmuesin që ka shënuar… 73 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 21:26

ZYRTARE/ Ballkani bëhet i frikshëm, kampionët e Ilir Dajës prezantojnë sulmuesin që ka shënuar… 73 gola

Ballkani i Ilir Dajës nuk ka të ndalur në merkato! Pas mesfushorit Eris Abedini, kampionët e Kosovës kanë prezantuar ditën e sotme nëpërmjet faqes zyrtare, afrimin e sulmuesit 26-vjeçar, Sandej Adetunji, që vjen nga radhët e kampionëve slloven të Celjes.  

Sunday-Adetunji

Në total gjatë karrierës së tij, sulmuesi nigerian ka arritur të shënojë plot 73 gola, ndërkohë që spikati me skuadrën shqiptare të Shkupit disa sezone më parë, ku në 54 ndeshje shënoi 30 gola.  

golat

Për sa i përket eksperiencës me Celjen në Slloveni, Adetunji, u aktivizua 9 ndeshje ku shënoi 1 gol. Gjithashtu sulmuesi ka qenë pjesë edhe e elitës së futbollit serb, te skuadra e Çukariçkit, ku në 11 ndeshje shënoi 1 gol. 

Me Ballkanin nigeriani ka firmosur për 3 vite, ku është prezantuar si një “makineri golash”, që do t’i shërbejë suharekasve si një armë e fortë për repartin ofensiv.  

Vlen të theksohet fakti se Adetunji numëron edhe 1 aktivizim me kombëtaren e Nigerisë në vitin 2021.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"