ZYRTARE/ Ballkani fiton “duelin” me AF Elbasanin dhe prezanton ish-kapitenin e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 20:42

ZYRTARE/ Ballkani fiton “duelin” me AF Elbasanin dhe prezanton ish-kapitenin e Kosovës

Ballkani i Ilir Dajës nuk ka të ndalur në merkato, teksa ditën e sotme fitoi “duelin” me AF Elbasanin, duke rrëmbyer ish-kapitenin e Kosovës U-21, Eris Abedinin, për të cilin pati një interes edhe nga klubi shqiptar.  

GRkF1pPXwAAGnRJ

Lojtari 25-vjeçar nga Kosova, me pasaportë zvicerane, sezonin e fundit ka qenë në radhët e Ksamaksit në Zvicër, ndërsa doli si futbollist i lirë.  

Screenshot_14-5-780x439

Abedini ka luajtur me moshat e Zvicrës, ndërsa në fund është grumbulluar me kombëtaren e Kosovës, duke treguar në një farë mënyre se bëhet fjalë për një futbollist me potencial. Vlera e tij në treg aktualisht është 300 mijë euro.  Me Ballkanin mesfushori ka firmosur kontratë 3-vjeçare.  

NJOFTIMI I BALLKANIT:

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"