ZYRTARE/ Ballkani nuk di të ndalet në merkato, kampionët e Kosovës nënshkruajnë me një tjetër talent shkodran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 18:43

ZYRTARE/ Ballkani nuk di të ndalet në merkato, kampionët e Kosovës nënshkruajnë me një tjetër talent shkodran

Ballkani po tregohet shumë aktiv në merkato, ku ditën e djeshme zyrtarizuan nënshkrimin e bujshëm me mbrojtësin e djathtë, Geralb Smajli, nga skuadra e Vllaznisë.

WhatsApp Image 2024-07-03 at 18.37.54

Sot kampionët e Kosovës kanë arritur marrëveshjen me një tjetër shkodran. Bëhet fjalë për mesfushorin Uheid Hoxha.

WhatsApp Image 2024-07-03 at 18.37.54 (1)

23-vjeçari sezonin e kaluar luajti me skuadrën e Burrelit në Kategorinë e Parë, ndërsa në karrierën e tij ka qenë edhe te ekipet e Vllaznisë, Teutës dhe Besës. Hoxha ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër me klubin, dhe do të jetë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja, ku si fillim do të përgatiten për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"