ZYRTARE/ Besa e Kavajës bën “bum”, sot prezanton si trajner Mirel Josën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2024 | 10:49

ZYRTARE/ Besa e Kavajës bën “bum”, sot prezanton si trajner Mirel Josën

Besa e Kavajës e ka marrë shumë seriozisht dhe kërkon që sezonin e ardhshëm të jetë në elitë.

josa

Në orën 11:00, në ambientet e bashkisë Kavajë, do të prezantohet trajneri i ri, Mirel Josa, i cili është një prej emrave më të suksesshëm të trajningut shqiptar në dy dekadat e fundit.

Presidenti Nexhat Bizhdili ka arritur marrëveshjen me Josën dhe ky i fundit do të drejtojë skuadrën në Kategorinë e Parë gjatë sezonit 2024-2025, ky synim kryesor është ngjitja në Superiore.

Krahas Josës, pritet që sot si pjesë e Besës të prezantohen edhe dy lojtarë të afirmuar si fantazisti Mentor Mazrekaj që vjen nga Struga dhe mbrojtësi Jurgen Goxhaj, i cili ka qenë pjesë e Bylisit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"