ZYRTARE/ Çelsi i “rrëmben” talentin Barcelonës, 18-vjeçari transferohet te blutë e Londrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 20:31

ZYRTARE/ Çelsi i “rrëmben” talentin Barcelonës, 18-vjeçari transferohet te blutë e Londrës

Mark Guiu është zyrtarisht lojtari më i ri i Çelsit. Sulmuesi 18-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Barcelonën, për të nisur një të re në Londër me blutë e Londrës.  

guiu-1

Ka qenë vetë klubi londinez që ka njoftuar pasditen e të hënës edhe zyrtarizimin e talentit spanjoll. 

NgaSpanja është raportuar se lojtari kishte marrë ofertën e katalanasve për të rinovuar kontratën me një pagë prej dy milionë eurosh bruto në vit për katër sezonet e ardhshme, por ai preferoi të shkonte në Angli te Çelsi, me londinezët të cilët shpenzuan 6 milionë euro për këtë transferim. 

Guiu është një produkt i Barcelonës, teksa me ekipin e parë sezonin e kaluar zhvilloi shtatë ndeshje dhe realizoi dy gola. 

“Është gëzim i jashtëzakonshëm të nënshkruash për Chelsean. Unë u përpoqa të flija gjatë udhëtimit për këtu, por isha shumë i emocionuar. Premier League ishte një ëndërr për mua”, ishin fjalët e para të Guiu si futbollist i bluve të Londrës.  


View this post on Instagram

A post shared by Chelsea FC (@chelseafc)

PANORASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"