ZYRTARE/ Darmshtadi nuk e lëshon Klaus Gjasulën, mesfushori shqiptar rinovon me ekipin gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 16:30

ZYRTARE/ Darmshtadi nuk e lëshon Klaus Gjasulën, mesfushori shqiptar rinovon me ekipin gjerman

Klaus Gjasula ishte një ndër 26 lojtarët e thirrur nga Silvinjo, për të përfaqësuar Kombëtaren Shqiptare në Kampionatin Europian 2024.

gjasula

Mesfushori zhvilloi paraqitje kryesisht të mira me fanellën kuqezi, duke shënuar edhe një gol kundër Kroacisë, gjë që i kanë mbushur mendjen klubit gjerman të Darmshtadit që t’ia rinovojë kontratën aktuale.

Arritjen e marrëveshjes e ka zyrtarizuar vetë klubi gjerman, me anë të një postimi në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale.


SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"