ZYRTARE/ Dinamo nuk di të ndalet në merkato, pas Gjinollarit firmos edhe mbrojtësi kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 21:39

ZYRTARE/ Dinamo nuk di të ndalet në merkato, pas Gjinollarit firmos edhe mbrojtësi kroat

Dinamo ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me 2 lojtarë ditën e sotme. I pari ishte David Gjinollari që u bë i ditur se kishte nënshkruar me blutë nga burimet e “Panorama Sport” dhe më pas u zyrtarizua nga vetë klubi.

450507161_880058870826913_5968920391750303431_n

Tashmë kryeqytetasit njoftojnë se kanë transferuar edhe kroatin Mateo Muzek. 29-vjeçari do t’i bashkohet menjëherë skuadrës dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Dritan Mehmeti.

Dinamo e ka bërë të ditur transferimin nëpërmjet një postimi në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"