ZYRTARE/ Dinamo nuk ndalet në merkaton, prezantohet talenti i rritur në akademinë e… Volfsburgut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 22:03

ZYRTARE/ Dinamo nuk ndalet në merkaton, prezantohet talenti i rritur në akademinë e… Volfsburgut

Adrian Doçi është afrimi i radhës te Dinamo! 19vjeçari, i cili luan si mesfushor qendre u zyrtarizua ditën e sotme nën praninë e drejtorit Pinari. Doçi është aktivizua me të rinjtë e Volfsburgut dhe ka ardhur ta provojë fatin në Shqipëri me fanellën e Dinamos.  

Doçi

Doçi, do të ishte një investim i bluve, duke pasur parasysh moshën e re të lojtarit. Ai mund të mbulojë dy role në qendër të mesfushës. 

NJOFTIMI I DINAMOS:  

Mirë se vjen Adrian Doci! 

FC Dinamo City njofton arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Adrian Doci. 

Lojtari 19 vjeçar i rritur në Gjermani, vjen nga akademia e Wolfsburg dhe do të jetë një përforcim me vlera për 18 herë kampionët e vendit. 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"