Postuar: Korrik 29, 2021 | 18:59
ZYRTARE/ E prezantojnë si kampion, futbollisti i Teutës me skuadër të re
Mbrojtësi i Teutës, Rrustem Hoxha u largua pak ditë më parë nga ‘’djemtë e detit’’, por ditën e sotme është prezantuar tek skuadra e në Kosovë, Ballkani.
30-vjeçari ishte titullar i padiskutueshëm në radhët e durrsakëve sezonin e kaluar, duke u shpallur dhe kampion. Vetë klubit i Teutës, me anë të një postimi lajmëroi ndërprerjen e kontratës me mbrojtësin pasi palët nuk kishin rënë dakord për kushtet e reja të kontratës.
Hoxha është prezantuar si ylle në radhët e skuadrës kosovare, me anë të një video ku ishte vetë mbrojtësi protagonist.
Postimi i Ballkanit
Të dashur tifozë
Klubi i Ballkanit ka kënaqësinë të prezantojë mbrojtësin kampion, Rustem Hoxha! Mbrojtësi 30-vjeçar që u shpall kampion në Shqipëri me Teutën, ishte një nga lojtarët më të dalluar teksa nga dita e sotme, do të mbrojë ngjyrat e ekipit tonë.
Rustem Hoxha ka firmosur një kontratë dy vjeçare me Ballkanin dhe është një armë e fortë që na shtohet në mbrojtje. Në Kategorinë Superiore, Hoxha ka një eksperiencë të pasur duke u aktivizuar me ekipe si Teuta, Luftëtari e Kukësi dhe duke fituar 1 Kupë Shqipërie, 1 Superkupë dhe 1 titull kampion.
Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje mbrojtësit më të ri dhe shumë suksese me ekipin tonë. Mirësevjen kampion
Na priftë e mbara Suharekë
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"