ZYRTARE/ Egnatia konfirmon lajmin e “Panorama Sport”, rrogozhinasit transferojnë ish-lojtarin e Shkëndijes
Tashmë është zyrtare, Egnatia ka kryer goditjen e radhës në merkato.
Klubi rrogozhinas ka konfirmuar lajmin e “Panorama Sport”, teksa kanë prezantuar Arbin Zejnullain.
23-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare teksa do ta mbajë të lidhur në Rrogozhinë të paktën deri në vitin 2025.
Mesfushori do të jetë përforcimi i radhës i Egnatias pas Camajt, Sherrit, Mustës, Sadikit, Hysenit dhe Atandës.
23-vjeçari është aktivizuar rregullisht edhe me Kombëtaren Shpresa teksa së fundmi ka qenë pjesë e ekipit të Rabotniçkit në Maqedoninë e Veriut.
Zejnullai ka mbajtur veshur fanellat e Lokomotivës së Zagrebit, Shkëndijës së Tetovës dhe Rabotniçkit.
KOMUNIKATA ZYRTARE E EGNATIAS –
“- Njoftim
✍️ Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj me mesfushorin Arbin Zejnullai.
23 vjeçari ka firmosur kontratë 3 vjeçare me klubin tonë.
Skeda
Emri: Arbin
Mbiemri: Zejnullahi
Mosha: 15/02/1999
Karriera: Shkëndija Tetovë, Lokomotiva Zagreb, Rabotniçki.”
BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"