ZYRTARE/ Egnatia me një tjetër miqësore luksi ndaj ekipeve të Serisë A, pas Interit e ka radhën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 23:56

ZYRTARE/ Egnatia me një tjetër miqësore luksi ndaj ekipeve të Serisë A, pas Interit e ka radhën…

Egnatia po përgatitet për pjesëmarrjen në turin e dytë të Ligës së Konferencës që do të luajë përballë Islandezëve të Vikingur. Por në mes të përgatitjes së pjesëmarrjen në kompeticionet europiane, rrogozhinasit kanë gjetur kohën edhe të sigurojnë një miqësore luksi me një nga skuadrat elitare të Serisë A.

egnatia inter

Në vit më parë, rrogozhinasit u përballën me Interin, ndërsa këtë vit, më saktësisht që në fundjavën e ardhshme, do të luajnë ndaj Napolit. Ka qenë vetë klubi italian që ka bërë të ditur se të dielën e 28 korrikut, nuk do të ndeshet me Adana Demirspor, por me skuadrën e Egnatias për miqësoren e parë të vërtetë sezonale.

Një promovim tjetër për rrogozhinasit në aspektin e organizimit të ndeshjeve të tilla, ndonëse kjo mund të ndikojë në paraqitjen në Europë duke marrë për bazë stërlodhjen që do të sjellë te skuadra e cila vetëm tre ditë më parë do të luajë në Islandë dhe do të jetë e rraskapitur nga udhëtimi i gjatë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"