ZYRTARE/ Elbasani zgjedh trajnerin e ri, vjen italiani që ka drejtuar më parë Sherif Tiraspolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 21:23

ZYRTARE/ Elbasani zgjedh trajnerin e ri, vjen italiani që ka drejtuar më parë Sherif Tiraspolin

Klubi i Elbasanit më në fund ka zgjedhur trajnerin e ri që do t’i drejtojë gjatë sezonit të ardhshëm në Kategorinë Superiore. Bëhet fjalë për italianin Roberto Bordin, ish-trajnerin e klubeve me emër si Sherif Tiraspol.

450567045_1398153314299728_5976062059095400669_n

Klubi verdheblu ka qenë në kontakte me shumë trajner të ndryshëm për të zënë vendin e lënë bosh nga Nevil Dede, por në fund zgjodhën si pasardhës pikërisht italianin Bordin.

Njoftimin e arritjes së marrëveshjes me 59-vjeçarin, klubi i Elbasanit e bëri me anë të një postimi në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale.


View this post on Instagram

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"