ZYRTARE/ Emiljano Musta kthehet në “shtëpi”, vjen prezantimi te Elbasani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 12:12

ZYRTARE/ Emiljano Musta kthehet në “shtëpi”, vjen prezantimi te Elbasani

Emiljano Musta është përsëri zyrtarisht një futbollist i Elbasanit. Anësori i majtë ka vendosur të kthehet kësisoj në “shtëpi” për t’iu bashkuar verdhebluve në kthimin e tyre në elitën e futbollit shqiptar.

musta

Musta kishte qenë larg fushave të blerta në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, pas largimit në janar nga Egnatia. Por futbollisti prej kohësh kishte shprehur dëshirën që të kthehej përsëri në fushë, teksa kishte nisur kontaktet me Elbasanin në javët e kaluara.

Sot, klubi ka bërë prezantimin e tij, duke e zyrtarizuar si përforcimin më të ri për skuadrën e ngjitur në Superiore. “Musta rikthehet në shtëpi pas një dekade eksperiencë në elitën e futbollit shqiptar. Emiljano është aktivizuar me ekipin e Egnatias, Partizanit, Teutës, Laçit, Kukësit etj”, shkruhej në njoftimin e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"