ZYRTARE/ Finalizimi i transferimit, Skënderbeu konfirmon shitjen e futbollistit 22-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2024 | 20:50

ZYRTARE/ Finalizimi i transferimit, Skënderbeu konfirmon shitjen e futbollistit 22-vjeçar

Ivan Xhantu nuk do të jetë më lojtar i Skënderbeut për sezonin e ri. Sulmuesi do të vazhdojë karrierën në Danimarkë. Edhe pse akordi ishte arritur prej muajsh, klubi korçar ka zyrtarizuar transferimin e tij te Sonderjyske, nëpërmjet një postimi të bërë ditën e sotme në faqen zyrtare.  

xhantu

 Një tjetër shitje kjo nga klubi i Skënderbeut,  teksa nuk bëhen të ditura detajet e këtij transferimi dhe shifrat e tij. Korçarët e falenderojnë lojtarin për kontributin e dhënë, ndërsa i urojnë suksese në vazhdim. 

“Faleminderit Ivan – suksese në rrugëtimin e ri në Danimarkë 

Finalizohet transferimi i sulmuesit të Skënderbeut tek ekipi i Sonderjyske ne Superligën Daneze”, ka shkruar klubi korçar. 

Sulmuesi 22-vjeçar në këtë sezon ka luajtur në 18 ndeshje, ka shënuar 1 gola dhe ka dhënë edhe 3 asiste. 

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"