ZYRTARE/ Flamurtari bind Vasil Shkurtajn, klubi vlonjat konfirmon rinovimin e kontratës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2024 | 12:57

ZYRTARE/ Flamurtari bind Vasil Shkurtajn, klubi vlonjat konfirmon rinovimin e kontratës

 Vasil Shkurtaj do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit të Flamurtarit.

449456836_18031038536500540_9072870155689809538_n

Njoftimin e rinovimit e ka dhënë vetë klubi vlonjat, përmjet një postimi në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale.

449455557_18031038545500540_2598171152836864135_n

Shkurtaj erdhi sezonin e kaluar tek ekipi kuqezi me qëllim që t’i ndihmonte vlonjatët të ktheheshin në elitën e futbollit shqiptar, por edhe pse i shkuan shumë afër, në fund dështuan duke u mundur nga Laçi në “play-out”. Megjithatë, Flamurtari vazhdon të ketë të njëjtin objektiv, dhe Shkurtaj me shokë do ta provojnë sërish ngjitjen sezonin e ardhshëm.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"