ZYRTARE/ Flamurtari “blindon” portën, rikthen pas 3 vitesh në kampionatin shqiptar gardianin korçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 20:26

ZYRTARE/ Flamurtari “blindon” portën, rikthen pas 3 vitesh në kampionatin shqiptar gardianin korçar

Flamurtari nuk ka humbur kohë për të zgjidhur çështjen e portës pas largimit të Teqjes te Dinamo, teksa ditën e sotme ka prezantuar gardianin korçar Stivi Frashëri, i cili kthehet në futbollin shqiptar pas 3 sezonesh.  

FRASHERI

33-vjeçari ka qenë pjesë e klubit vlonjat në sezonin 2016/17. Lajme të shumta qarkulluan për një transferim të gardianit tek Elbasani, por në fund ai zgjodhi ekipin e Kategorisë së Parë, që ka si synim ngjitjen në Superiore këtë edicion.  

NJOFTIMI ZYRTAR I FLAMURTARIT:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"