ZYRTARE/ “Gjuajtja e tij e majtë do të ketë një rol të rëndësishëm”, Tirana prezanton sulmuesin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2024 | 19:18

ZYRTARE/ “Gjuajtja e tij e majtë do të ketë një rol të rëndësishëm”, Tirana prezanton sulmuesin e ri

Tirana ka bërë sot zyrtar afrimin më të ri të klubit bardheblu. Ashtu siç kishte bërë të ditur prej ditësh “Panorama Sport”, pjesë e ekipit kryeqytetas në këtë sezon do të jetë Ualid Zharmuni.

zharmuni

Futbollisti i cili ka luajtur në edicionin e fundit në kampionatin e Luksemburgut, pritet të jetë një opsion i rëndësishëm pasi luan në pozicione të ndryshme në vijën sulmuese.

NJOFTIMI I TIRANËS

Mirësevjen Walid Jarmouni!

Walid Jarmouni është futbollisti më i ri i Tiranës. Francezi me origjinë marokene do të jetë një përforcim për repartin ofensiv. Gjuajtja e tij e majtë do të luajë një rol të rëndësishëm edhe në pozicionet e tjera qendër-sulmues dhe sulmues i djathtë.

Walid, i është bashkuar menjëherë skuadrës nën urdhrat e trajnerit duke nisur përgatitjet për rrugëtimin e tij të ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"