ZYRTARE/ Gjueti talentesh dhe kontrata afatgjate, Skënderbeu prezanton dy afrimet e radhës 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 20:25

ZYRTARE/ Gjueti talentesh dhe kontrata afatgjate, Skënderbeu prezanton dy afrimet e radhës 

Skënderbeu vijon me gjuetinë e talenteve në merkato, teksa ditën e sotme ka prezantuar edhe dy afrimet e radhës. Bëhet fjalë për futbollistët nigerianë Akpama Gift dhe Çukuniere Emanuel. 

Skenderbeu

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi korçar bën me dije se mbrojtësi Gift dhe mesfushori Emanuel, kanë firmosur kontrata 4-vjeçare dhe shihen si talente premtuese për të ardhmen.  

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT: 

Akpama Gift dhe Chukunyere Emannuel vishen bardhekuq!
KF Skënderbeu ka kënaqësinë të prezantojë njëherësh dy futbollistët më të rinj në këtë merkato vere.
Mbrojtësi Akpama Gift vishet bardhekuq dhe ka firmosur për 4 vjet me bardhekuqtë.
Mesfushori Chukunyere Emannuel vishet bardhekuq dhe ka firmosur 4 vjet me ekipin tonë.
Të dy futbollistët nga Nigeria janë pjesë e kombëtareve të moshave të vendit të tyre.
U urojmë suksese me fanelën e Skënderbeut.
Klubi “Skënderbeu” i uron mirëseardhjen mbrojtësit Akpama Gift dhe mesfushorit Chukunyere Emannuel!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"