ZYRTARE/ Goditja e katërt në merkato, Kukësi prezanton ish-mbrojtësin e Skënderbeut
Bruno Lulaj është zyrtarisht lojtari më i ri i Kukësit. Qendërmbrojtësi sot, ka firmosur kontratën dy-vjeçare me verilindorët dhe do jetë pjesë e tyre për sezonin që vjen.
24-vjeçari la Skënderbeun dhe u bashku me Kukësin. Ai ka luajtur më parë edhe me Laçin. Afrimi i Lulajt i jep shumë qetësi trajnerit, pasi ai ka dëshmuar se mund të mbajë peshën e një sezonit të gjatë.
Vetëm në sezonin e fundit 24-vjeçari luajti 12 takime, duke marrë në total 476 minuta. Elbasanasi shihet si një alternativë me perspektivë në këtë repart, kur dihet që gati janë dhe dy “shtylla” si Shameti e Cuculi. Pozitiv është fakti që i riu mund të përshtatet fare mirë edhe si mesfushor shkatërrues, gjë i pëlqen edhe stafit teknik.
/PANORAMASPORT.AL/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"