ZYRTARE/ Goditja e nëntë në merkato, Besa e Mirel Josës prezanton edhe mesfushorin brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 21:00

ZYRTARE/ Goditja e nëntë në merkato, Besa e Mirel Josës prezanton edhe mesfushorin brazilian

 Besa nuk ka të ndalur në merkaton e verës. Skuadra që do të drejtohet këtë sezon në Kategorinë e Parë nga trajneri Mirel Josa ka bërë së fundmi goditjen e nëntë në merkato. Bëhet fjalë për brazilianin Indio Olivera, i cili tashmë është prezantuar edhe zyrtarisht nga klubi kavajas.  

indio oliveira

Braziliani dje shpalli “divorcin” me Flamurtarin, ndërsa sot ka firmos për të qenë lojtari më i ri i Besës së Kavajës. Kur iku nga Vlora, u tha se 30-vjeçari mund të përfundonte në Elbasan, por Oliviera e ka parë të udhës që të ndalojë në Kavajë duke u vënë në urdhrat e trajnerit Mirel Josa. 

Më herët kavajasit kanë kryer këto afrime në merkaton e verës:  Mentor Mazrekaj, Jurgen Goxhaj, Donald Mëllugja, Bind Maxhuni, Erduan Ibrahimi, Jurgen Mehidri, Andri Stafa dhe Erlis Frashëri. Oliveira nuk mendohet se do të jetë i fundit, pasi drejtuesit kanë piketuar edhe të paktën dy afrime të tjera, një mesfushor dhe një sulmues, i cili flitet se në të shkuarën ka luajtur për kombëtaren e Ganës. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"