ZYRTARE/ Goditje “big” në merkato, Struga e Qatip Osmanit prezanton futbollistin që ka luajtur 55 ndeshje me përfaqësuesen e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 20:22

ZYRTARE/ Goditje “big” në merkato, Struga e Qatip Osmanit prezanton futbollistin që ka luajtur 55 ndeshje me përfaqësuesen e…

Struga e Qatip Osmanit, ka bërë një goditje “bignë merkato, teksa ditën e sotme ka prezantuar mesfushorin me tipare mbrojtëse, Stefan Spirovski, i cili numëron plot 55 paraqitje me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut. 

 nenshkrimi

Spirovski ka qenë pjesë e përfaqësueses maqedonase edhe në europianin e vitit 2020. Skuadra e fundit ku 33-vjeçari është aktivizuar ishte Etnikos në Qipro.  

Për herë të fundit në futbollin maqedonas Spirovski, ka luajtur nga viti 2015 deri verën e vitit 2017, duke mbrojtur ngjyrat e Vardarit, ndërkohë kishte luajtur gjithashtu edhe me Pelisterin dhe Rabotniçkin. Kampionët e Strugës bëjnë me dije se futbollisti ka firmosur kontratë 2-vjeçare.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"