ZYRTARE/ Hap i madh në karrierë, Kalafiori firmos kontratë 5-vjeçare me Arsenalin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2024 | 19:05

ZYRTARE/ Hap i madh në karrierë, Kalafiori firmos kontratë 5-vjeçare me Arsenalin

Hap i madh në karrierë për Rikardo Kalafiorin, i cili është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Arsenalit. Përmes faqeve zyrtare klubi i “The Gunners” njoftoi se 22-vjeçari është tashmë pjesë e skuadrës së tyre.

KALAFIORI

Arsenali shpenzoi për mbrojtësin e Bolonjës, 50 milionë euro, shifër ku përfshihen edhe bonuset, me Kalafiorin që ka firmosur deri në verën e 2029-ës me klubin anglez.

Kalafiori pritet të jetë një nga protagonistët absolut të Arsenal në sezonin e ardhshëm pasi pëlqehet shumë edhe nga trajneri Mikel Arteta, ndërkohë që spikati me Italinë në Europian, duke iu besuar fanella e titulluarit.


View this post on Instagram

A post shared by Arsenal (@arsenal)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"